Një person ka vdekur në QKUK.
Viktima ishte duke u trajtuar në spital pasi më 9 gusht të këtij viti kishte rënë në një pusetë të hapur.
“Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton policia në raport.