×
  • Vip
  • Vip

    Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare aktori i njohur, Austin Stoker

    FrontOnline
    11 Tetor 2022

    Aktori i njohur, Austin Stoker ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

    Aktori, i cili njihet më së shumti për rolin e tij në filmin aksion të John Carpenter “Assault on Precinct 13”, vdiq të premten (7 tetor) në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni.

    Robin Stoker, gruaja e tij prej 43 vitesh, ndau lajmin e trishtuar të vdekjes së tij në faqen e saj personale në Facebook dhe e përshkroi atë si ‘dashuria e jetës’.

    Në fimin “Assault on Precinct 13” Stoker luajti togerin Ethan Bishop, i cili drejton një grup civilësh, kriminelësh dhe oficerë që punojnë ndërsa stacioni i tij i policisë është i rrethuar nga një bandë rruge.

    Stoker u shfaq me Pam Grier në filmin e vitit 1975, “Sheba, Baby”, dhe luajti rolin Macdonald së bashku me udhëheqësin e primatëve Ceaser (Roddy McDowall) në “Battle for the Planet of the Apes” të 1973-ës.

    I lindur në Trinidad përpara se të transferohej në New York për të ndjekur një karrierë të biznesit të shfaqjes, ai u shfaq fillimisht shfaqej në “The Get-Man”, “Abby”, “Airport ’75”, “Time Walker”, “The Zebra Killer” dhe “Combat Cop”.

    Në vitin 2019, ai u shfaq në “Rob Zombie horror 3 From Hell”, dhe në fillim të këtij viti ai u vlerësua në komedinë “Give Till It Hurts”.

    Në ekranin e vogël, ai u shfaq në 1977 në klasikun “Roots”, si dhe role në “Murder She Wrote”, “Lou Grant”, “The Six Million Dollar Man” dhe “Trapper John, MD”. /Telegrafi

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.