×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndërron jetë ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka vdekur këtë të mërkurë. Sipas burimeve të A2 CNN, Bogdani ka pësuar infarkt dhe është transportuar me urgjencë për në Qendrën Spitalore Nënë Tereza Spital, por nuk ia ka dalë. Lajmin e konfirmoi edhe Gazment Bardhi. Njoftimin e tha gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, nga ku më pas mbledhja u shty për një ditë tjetër.

    Kush ishte Gerti Bogdani?

    I lindur në Tiranë më 1980 dhe i diplomuar në Universitetin Politeknik të Nju-Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bogdani nis angazhimin në politikë në vitin 2005.

    Në vitin 2007, nis detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, detyrë që mbajti deri në vitin 2019. Po në vitin 2007 kandidoi në Zgjedhjet Vendore, duke u zgjedhur kryetar i Minibashkisë numër 10 në kryeqytet.

    Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2013 fiton një mandat të dytë si deputet i PD. Gjatë dy mandateve parlamentare shërben në komisionin e Integrimit Europian dhe në komisionin e Medias.

    Bogdani ishte martuar me dhe kishte dy fëmijë.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bodgani, ka shokuar skenën politike atje. Rreth kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar edhe...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Agjencia izraelite e spiunazhit Mossad vendosi eksplozivë brenda 5000 pejxherëve të importuara nga grupi libanez Hezbollah muaj përpara shpërthimeve të së martës....
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Starton konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5). Kjo konferencë po bashkëkryesohet nga shefi...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se janë ftuar katër deputetë të Kuvendit të Kosovës në Procesin e...
    Lajme18 Shtator 2024
    KFOR nga sot e deri në fund të tetorit do të nis stërvitjet provuese operative në Kosovë. Zyrtarët e Misionit të NATO-s...
    Sport18 Shtator 2024
    Klubi basketbollistik “Trepça” sot do ta nis kapitullin e ri në historinë e tyre. Me fillim nga ora 13:00 në “Gloria Sports...
    Sport18 Shtator 2024
    Pas një nisje jo të mirë të sezonit, Roma ka marr vendim të shkarkoj trajnerin Daniele de Rossi. Lajmi u konfirmuar mëngjesin...
    Lajme18 Shtator 2024
    Biznesmeni dhe drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren shqiptare në Gjermani Angelina Shala. Fotot i ka bërë publike...
    Lajme18 Shtator 2024
    Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojnë në lista të pritjes për shërbime thelbësore mjekësore....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.