Ka ndërruar jetë burri që përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se është rrahur nga djali i tij.
Policia ka bërë të ditur se djali i tij është arrestuar, ndërkaq trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
“Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë”.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar-djali i viktimës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.