Ka vdekur Jeton Berisha, i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij në Pejë më 22 maj të këtij viti.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje për Front Online.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim në IML”, deklaroi Nikçi.
I dyshuari për plagosjen e trefishtë, është arrestuar.