Aktorja Louise Fletcher, e cila u bë e njohur për publikun e gjerë si infermierja në “In the Cuckoo’s Nest”, vdiq në moshën 88 vjeçare, rol që i dha edhe një Oscar për aktoren më të mirë. Lajmin e trishtë e konfirmoi agjenti i saj, David Saul, duke thënë se ajo vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Francë.
Andreë Bick, djali i saj, tha për Hollywood Reporter se ajo vdiq të premten për shkaqe natyrale. Ajo i kishte mbijetuar dy herë kancerit të gjirit. Aktorja fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë kryesore në vitin 1976 për portretizimin e saj të infermieres së pamëshirshme Mildred Ratched.
Filmi gjithashtu fitoi çmime për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin më të mirë kryesor dhe skenarin më të mirë. Fletcher, e cila lindi më 22 korrik 1934 në Birmingham, Alabama, SHBA, ishte i dyti nga katër fëmijët e familjes së saj.
Ajo ishte martuar me aktorin Jerry Beek në fillim të viteve 1960 dhe kishte dy djem me të, John dhe Andrew. Ajo ishte divorcuar nga Bick në vitin 1977./FrontOnline/