Aktori i njohur, Austin Stoker ka vdekur në moshën 92-vjeçare.
Aktori i cili njihet më së shumti për rolin e tij në filmin aksion të John Carpenter “Assault on Precinct 13”, vdiq të premten (7 tetor) në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni.
Robin Stoker, gruaja e tij prej 43 vitesh, ndau lajmin e trishtuar të vdekjes së tij në faqen e saj personale në Facebook dhe e përshkroi atë si ‘dashuria e jetës’.
Në fimin “Assault on Precinct 13” Stoker luajti togerin Ethan Bishop, i cili drejton një grup civilësh, kriminelësh dhe oficerë që punojnë ndërsa stacioni i tij i policisë është i rrethuar nga një bandë rruge.
Stoker u shfaq me Pam Grier në filmin e vitit 1975, “Sheba, Baby”, dhe luajti rolin Macdonald së bashku me udhëheqësin e primatëve Ceaser (Roddy McDowall) në “Battle for the Planet of the Apes” të 1973-ës.
I lindur në Trinidad përpara se të transferohej në New York për të ndjekur një karrierë të biznesit të shfaqjes, ai u shfaq fillimisht shfaqej në “The Get-Man”, “Abby”, “Airport ’75”, “Time Walker”, “The Zebra Killer” dhe “Combat Cop”.
Në vitin 2019, ai u shfaq në “Rob Zombie horror 3 From Hell”, dhe në fillim të këtij viti ai u vlerësua në komedinë “Give Till It Hurts”.
Në ekranin e vogël, ai u shfaq në 1977 në klasikun “Roots”, si dhe role në “Murder She Wrote”, “Lou Grant”, “The Six Million Dollar Man” dhe “Trapper John, MD”./FrontOnline/