Beatrix Ramosaj, është tejet aktive me postimet e saj në rrjete sociale.
E në postimin e saj të radhës, ajo ka përlotur ndjekësit me dedikimin ndaj babait të saj të ndjerë.
Ajo ka publikuar një fotografi familjare, teksa bërë shkrimin emocional.
“12 vjet pa ty babi. Mungesa jote vetëm shtohet çdo ditë. Sikur të ishte këtu. Sot, 10 tetor janë bërë 12 vjet që kur humba babanë tim të dashur. Vazhdo të prehesh në paqe babi”, shkroi ajo.
Ndryshe, ajo ka treguar shpesh që bashkë me mamin e saj dhe vëllaun, Albanin, janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.