Pas një përmbysje spektakolare, Barcelona mundi Villarealin me rezultat 2:1, por vëmendje dje mori edhe ndërhyrja e Manu Trigeros ndaj Lionel Messit.
Në minutën e 65-të, futbollisti i Villarealit e bëri një ndërhyrje brutale ndaj argjentinasit, shkruan FrontOnline.
Trigeros ndërhyu me të dyja këmbët, por për fat të mirë, Messi nuk e pësoi ndonjë lëndim serioz.
Gjyqtari Carlos del Sero Grande nuk e kishte asnjë dilemë dhe ai menjëherë e përjashtoi anëtarin e Vlllarealit me të kuq.
Për më shumë, shikojeni këtë ndërhyrje të futbollistit vendas./FrontOnline/
What a Dangerous tackle
pic.twitter.com/77W180q8Xf— Messi Worldwide (@Messi_Worldwide) April 25, 2021