Klubi futbollistik nga Rahoveci i cili me mund e sakrificë ka arritur që prej vitit të ardhshëm të garojë në Ligën e Parë të garave futbollistike në vend, si duket përveç telasheve dhe mundit që po e bënë që të përgatitet sa më mirë për ta bërë krenarë qytetin e tyre me futboll të bukur nga sezoni i ardhshëm, mesa duket atje janë shfaqur edhe probleme të reja, probleme që nuk kanë të bëjnë me sportin.
Ashtu siç e dijmë, çdo klub i futbollit që garon në garat e larta, ka të deleguar nga një përfaqësues në Federatën e Futbollit të Kosovës, i cili mbronë jo vetëm interesat e klubit, por edhe të futbollit në përgjithësi.
Ky delegat kësaj herë ngjanë të jetë “molla e sherrit” mes klubit e drejtuesve të tyre dhe kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i cili sipas informacioneve që posedon redaksia po i bënë presion klubit që delegat ta dërgojnë një person i cili gjithnjë sipas burimeve tona nga klubi, nuk ka të bëjë aspak me sportin dhe se ata e konsiderojnë si të dëmshëm për zhvillimin e futbollit në Rahovec, raporton Preshevajone.com
Vlenë të theksohet padyshim se ekzistojnë dyshime të bazuara se kjo po bëhet edhe për një qëllim dashakeq, pra për ndikimin që mund të ketë nesër ai delegat në zgjejdhjet për president të Federatës së Futbollit të Kosovës, e ku kohëve të fundit e kemi parë një fushatë të egër ku ka të përfshirë edhe njërëz tjerë të politikës që mesa duket janë koordinuar me kryetarin e Rahovecit, kundrejt presidentit aktual, Agim Ademi.
Burime tona nga klubi i Rahovecit kanë theksuar se janë të pakompromis për suksesein e futbollit në komunën e tyre dhe se nuk pajtohen me askë që provon t’i fus duart në brenda brenda punës së madhe që kanë bërë për ta ngritur Rahovecin këtu ku është sot.
Në anën tjetër, nuk duhet harruar sanksionet e rrepta që mund të shkojnë për klubin futbollistik Rahoveci nëse këto pohime brenda kryesisë së klubit janë të sakta, pasi që siç e dijmë, duke u mbështetur në rigorozitetin e UEFA-së dhe FIFA-së ndaj ndërhyrjeve të politikës në sport, mund të pasojë edhe ndonjë dënim që do të mund të ishte maksimal për klubin por edhe për tifozët nga Rahoveci, deri tek përjashtimi nga garat.