Dy çiftet në fjalë kanë pozuar në një fotografi të përbashkët, respektivisht Fifi dhe Adisi me Xhensila Myrtezajn dhe Bes Kallakun.
Ndërkohë vetëm pak metra më tutje ndodhej bukuroshja Adrola Dushi, e cila gjithashtu ka përgëzuar nga afër Xhensilën dhe nuk i ka kursyer fotografitë me të.
Nuk dihet nëse kjo ndejë ka takuar ballë më ballë Fifin me Adrolën dhe nëse kanë pasur apo jo ato bashkëbisedim me njëra-tjetrën.
Përndryshe, Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali të quajtur Troi, ku vetëm pak vite pas lindjes së tij ata i dhanë fund martesës.