×
  • Sport
  • Sport

    “Ndarja po troket”, City ia cakton çmimin De Bruynet

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Prej 9 vitesh tashmë, “fantazisti” belg, Kevin De Bruyne është “gurthemeli” i mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, me 32-vjeçarin, i cili mund të konsiderohet lehtësisht si një prej “legjendave” të klubit, për të mos thënë lojtari më i mirë në historinë e kampionëve aktual të Evropës, teksa deri më tani plot 17 trofe me “Blutë” e Mançesterit.

    Mirëpo, duket se “aventura” e tij, në “Etihad” po shkon drejt fundit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, kryesisht atyre britanike, “ylli” i mesfushës nuk ka dhënë ende shenja se kërkon të rinovojë kontratën me “Qytetarët” e për këtë aryse këtë të fundit janë të gatshëm të heqin dorë nga “legjenda” e tyre, mirëpo vetëm me një çmim.

    Bordi i “gjigantëve” anglezë, nuk pranon më pak se 100 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit, i cili ende mund të japë shumë në fushën e blertë, pa llogaritur këtu, shifër më e madhe se 76 milionë eurot e harxhuara për ta blerë në verën e vitit 2015, nga gjermanët e Wolfsburg.

    Ndërkaq, përsa i përket statistikave dhe trofeve, te “Qytetarët”, De Bruyne ka zhvilluar plot 388 ndeshje, ku ka arritur të shënojë plot 103 gola, si dhe të dhurojë 171 asistime, përcjell abcnews.

    Përsa i përket trofeve, te Manchester City “ylli” belg ka arritur të fitojë 5 herë trofeun e Premier League, 5 herë trofeun e EFL Cup, nga 2 herë trofetë e FA Cup dhe Community Shield, 1 UEFA Champions League, 1 Superkupë Evrope, si dhe një Botëror të Klubeve.

     

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Sport21 Tetor 2024
    Një mur autentik mbrojtës, prej atyre të modës së vjetër, i aftë për t’i futur në xhep 9-shet më të rëndësishmet të...
    Sport21 Tetor 2024
    Neymar ka hyrë në fushë për herë të parë që nga një dëmtim i rëndë vitin e kaluar.  Braziliani kishte kaluar 370...
    Sport21 Tetor 2024
    Arsenali ka pasur vështirësi me lëndime në këtë fillim të sezonit, me Mikel Artetan që ka dhënë detaje të reja rreth lëndimeve...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se vizita e O’Brien-it në Kosovë ka...
    Vip21 Tetor 2024
    Pas rrëfimit të dhimbshëm të Drenusha Latifit, Olta ka dhënë opinionin e saj lidhur me këtë situatë, njofton KlanKosova.tv. “Mendoj që rasti...
    Vip21 Tetor 2024
    Opinionisti Milaim Zeka, ka rrëfyer eksperiencën e tij personale lidhur me divorcin. Zeka i dha kurajo Drenushës, duke i thënë se një...
    Vip21 Tetor 2024
    Arioni ka nominuar Rezin dhe Mevlanin në nominimet e para të këtij edicioni, njofton Klankosova.tv. Ai ka dhënë edhe arsyen e tij...
    Vip21 Tetor 2024
    Gresa ka nominuar sonte Rezartin, me të cilin edhe gjatë ditëve paraprake kishte përplasje të ashpra sa edhe arritën kulmin edhe në...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se nuk do të marrë pjesë në samitin BRICS, nikoqir i të cilit këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.