×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ndarja e mjeteve pë rimëkëmbje, GAP thotë se institucionet nuk kanë qenë transparente

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi transparencën dhe kriteret e përdorura gjatë zbatimit të masave në kuadër të Programit dhe Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Gjetjet e këtij raporti tregojnë se institucionet relevante për zbatim të këtyre masave nuk kanë qenë transparente gjatë shpërndarjes së mjeteve, ku për shumë masa nuk dihen përfituesit, ndërsa në disa tjera nuk dihet shuma e ndarë.

    Po ashtu, dizajnimi i kritereve për zbatim të këtyre masave ishte i tillë që në shumicën e tyre nuk ishte futur si kriter ndikimi nga pandemia për të përfituar nga ndihma financiare.

    Nëpërmjet një komunikate për media nga GAP, thuhet se “Nga subvencionimi i pagave në sektorin privat prej 60 milionë euro, bizneset kanë përfituar në mënyrë proporcionale, ndonëse disa sektorë ekonomikë, sikurse ai i informimit, shëndetësisë dhe industrisë përpunuese, kishin pasur rritje reale deri në 30% gjatë vitit 2020. Për disa nga masat tjera, institucionet implementuese kanë zgjedhur në mënyrë arbitrare, pa prezantuar ndonjë analizë, që të alokojnë të gjithë fondin e masës për vetëm një grup të qytetarëve apo bizneseve. Po ashtu, përmes Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike janë liruar nga renta minerare për pesë muaj të gjithë operatorët në këtë sektor, ndonëse të dhënat nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, të shprehura përmes inkasimit të të hyrave nga renta minerare, tregojnë për mos rënie të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020 në këtë sektor. Qeveria kishte vendosur edhe për subvencionim të tarifës së energjisë elektrike të prodhuar nga Burimet e Ripërtrishme të Energjisë për tre muaj për të gjithë qytetarët dhe bizneset. Kjo përkundër që një numër i madh i qytetarëve kanë punuar në vazhdimësi gjatë pandemisë, sikurse mbi 80 mijë punonjës në sektorin publik, një pjesë e madhe e shoqërisë civile, sektorit privat etj”.

    Raporti rekomandon që në mënyrë që ndikimi i ndihmës së shpërndarë të jetë më i madh, shpërndarja e mjeteve duhet të jetë transparente dhe të orientohet vetëm tek subjektet të cilat kanë nevojë. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Drejtor i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, ka prezantuar statistika shqetësuese në lidhje me rënien e natalitetit viteve...
    Lajme12 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të izoluara bore në disa...
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Sport11 Janar 2025
    Klubi italian, AC Milan ka hapur bisedimet për të eksploruar një lëvizje të mundshme për Kyle Walker si mbrojtës i ri i...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Këshilltari Special i ShBA-së, Jack Smith, i cili udhëhoqi çështjet federale kundër Donald Trump me akuzat për përpjekje për të përmbysur humbjen...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Një aksident automobilistik në verilindje të Gjermanisë ka shkaktuar dy viktima dhe ka lënë katër persona të lënduar rëndë, sipas njoftimeve nga...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP Kosova’ Gjesti kishte rrëfyer për vështirësitë në jetën e tij. Nga varfëria e deri...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.