Policia ka bërë të ditur se në fshatin Joshanicë në Leposaviq ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë që shofer kishte një shtetas të Serbisë, i cili dyshohet se ka hyrë në e Kosovë nga Serbia nëpër rrugët ilegale.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti në veturë kishte të ngarkuara gjësende të ndryshme me vlerë rreth 1 mijë euro.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa vetura është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.