Serbia ka njoftuar se në vendkalimet kufitare në Horgosh dhe Gradina ditëve të fundit kanë ndodhur shumë konfiskime. Pjesë e kontrabandës dyshohet se kanë qenë edhe kosovarët.
Raportohet se një autobus kosovar është ndaluar në vendkalimin në Horgosh. Në të janë sekuestruar 60 kilogramë me aroma të ndryshme nargjilesh.
Autobusi që po vinte nga Hamburgu në Kosovë ka arritur në orët e para të mëngjesit kur në të janë kapur produketet e kontrabanduara javën e kaluar, shkruan Indeksonline.
Shoferi dhe një numër i vogël i udhëtarëve thanë se ata mbanin vetëm bagazhe personale me vete.
Gjatë inspektimit të hollësishëm u kapën 15 kanaçe me aroma nargjile të cilat ishin të vendosura në hapësirën e cila është për pushimin e shoferit.
Shoferi i autobusit është nga Podujeva, ndësa ai është arrestuar nga policia dhe intervistuar nga prokurori i rastit.