Policia e Kosovës, ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxhaj është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se së bashku me Hoxhën në stacionin policor janë shoqëruara edhe pesë persona të tjerë.
Tutje, Bytyqi shtoi se policia është duke bërë bastisjet në objektet për-rreth dhe në shtëpinë e një nga të dyshuarit.
“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Në mesin e personave që janë shoqëruar në polici është edhe pronari i lokalit. Ka dyshime që D.H të jetë personi që ka qëlluar me armë zjarri për momentin është duke u intervistuar, nuk është arrestuar është i ndaluar. Katër-pesë persona tashmë janë në stacionin policor. Policia është duke bërë kontrollimin dhe bastisej në disa objekte për rreth dhe në shtëpinë e një personi të dyshuar”, tha Bytyqi.
Ndërsa, Policia e Shqipërisë ka deklaruar se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal “Kobra City”, pronar i së cilës është Dibran Hoxhaj, i njohur me njofkën Kobra.
Sipas policisë shqiptare, Kobra dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tre shqiptarëve, të cilët ishin duke u larguar për në Kukës.
Ngjarja e rëndë në Prizren – kështu dyshohet se nisi konflikti mes kuksianëve e “Kobrës”
31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve.
“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, raportohet në Shqipëri.
Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.