Një burrë është ndaluar për 48 orë për shkak se nuk e ka përfillur urdhrin e gjykatës.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicën Veriore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gruaja ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj me të cilin kanë katër fëmijë, nuk e ka përfillur urdhrin e gjykatës lidhur me atë se në cilat ditë dhe për sa orë i takon ta shohë fëmijën e tij të vogël.
Njoftimi i plotë i policisë:
MOSPËRFILLJE E GJYKATËS/Rr. Osllobogjenja, Mitrovicë, 21.12.2022-17:30. Ankuesja femër kosovare ka deklaruar në polici se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kanë katër fëmijë të mitur, tre prej fëmijëve i janë besuar në kujdestari të dyshuarit, ndërsa fëmija më i vogël i është besuar në kujdestari nënës. I dyshuari i lartcekur nuk e ka përfillur urdhrin e gjykatës me të cilin është caktuar që fëmija i vogël e merr në ditët e caktuara dhe pas katër orëve duhet ta kthej te nëna e tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.