Kryeministri i vendit Avdullah Hoti sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar masat e reja anti-Covid, raporton Front Online.
Hoti tha se gjatë këtyre ditëve ka pasur një numër të madh të rasteve me Coronavirus, e kjo si rrjedhojë edhe të rikthimit të virusit edhe në rajon por edhe me gjerë.
Si pjesë e masave është edhe ndalimi i aktiviteteve sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, përveç garave të ligës kombëtare dhe ndeshjeve për kualifikime ndërkombëtare.