Dy vetura janë ndaluar në magjistralen Gjilan-Ferizaj, ku gjatë kontrollit të tyre është vërejtur se brenda ishin katër emigrantë nga India dhe Nepali.
Policia thotë se dyshohet se të njëjtit e kishin destinacionin në drejtim të Shqipërisë për të vazhduar tutje drejt vendeve të BE-së. Poashtu bëhet e ditur se është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar emigrantët, si dhe janë hasur gjashtë të tjerë nga India të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete.
“Më datën e lartcekur dhe lokacionin e lartcekur janë ndalur dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit është vërejtur se në veturat e tyre kishin nga 4 pasagjerë/migrantë nga India dhe Nepali, të cilët dyshohet se e kishin destinacionin në drejtim të Shqiprisë për të vazhduar tutje drejt vendeve të BE-së. Lidhur me rastin, është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët, si dhe janë hasur edhe 6 persona/migrantë tjerë nga India të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të PK-së, me ç’rast migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në DRK – Lindje dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit nga PTH-Ferizaj”, thotë policia përmes raportit