Interi e ka fituar titullin e Serie A-së për herë të 19-të në histori të klubit pas barazimit 1:1 mes Atalantës dhe Sassuolos.
Skuadra e Antonio Contes kishte nevojë vetëm për një pikë pas fitores së djeshme 0:2 ndaj Crotones për t’u shpallur kampion, shkruan FrontOnline.
Megjithatë, barazimi i sotëm i Atalantës nënkupton se Interi edhe zyrtarisht është kampioni më i ri i Italisë.
Pas 34 ndeshjeve, djelmoshat e Contes kanë tubuar 82 pikë.
Kështu, Interi ka arritur ta ndalë dominimin nëntë-vjeçar të Juventusit në elitën e futbollit italian.
Titullin e fundit në Serie A, Interi e fitoi në edicionin 2009/10 nën drejtimin e Jose Mourinhos./FrontOnline/