Volejbollistet e Përfaqësueses së Kosovës sot do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit të rundit të parë të kualifikimeve në CEV EuroVolley 2021.
Pas Malit të Zi e Sllovakisë, kundërshtari i ardhshëm i Kosovës do të jetë Finlanda.
Një tjetër sfidë e fortë, për “Dardanet”, të cilat do të hyjnë në këtë ndeshje për ta treguar më të mirën.
Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në palestrën e sporteve SC Verde në Podgoricë të Malit të Zi./FrontOnline/