Prej ditësh publiku ka zhurmuar për detajet e jetës intime të Will dhe Jade Pinkett Smith, të cilat vetë aktori i ka zbuluar në kujtimet e tij të publikuara më 9 nëntor.
Çifti i famshëm e gjetën veten në shënjestër të dënimit dhe shumë ranë dakord se tani ishin të njohur me detaje që nuk donin t’i dinin fare.
Gjithçka u përshkallëzua kur një nga lexuesit vendosi se “hapja” e tyre i kalonte të gjitha masat dhe nisi një peticion për të ndaluar intervistimin e këtij çifti.
Peticioni i krijuar përmes Change.org është nënshkruar tashmë nga më shumë se 15,000 njerëz dhe të gjithë ranë dakord që disa gjëra të mbahen më mirë për vete.
Ylli i filmit “Men in Black” në kujtimet e tij zbuloi shumë detaje personale nga martesa e tij, por edhe nga jeta e tij private. Ai përmendi fantazinë e tij për “haremin e grave” dhe pranoi se në rininë e tij vjellte nga seksi i tepërt.
Gruaja e tij Jada ka folur tashmë për faktin se Will nuk është në gjendje ta kënaqë atë seksualisht, dhe ajo gjithashtu zbuloi se si më parë ishte e varur nga alkooli, droga dhe pornografia.
Kjo nuk është hera e parë që Will dhe Jada flasin hapur për intimitetin e tyre. Jada gjithashtu e ngriti këtë çështje në një intervistë me Gwyneth Paltrow në tetor, kur ajo theksoi rëndësinë që çiftet të diskutojnë fantazitë e tyre seksuale.
“Gjithçka që mësova për këtë çift ishte kundër vullnetit tim”, “Jam i sëmurë dhe i lodhur nga detajet e jetës së tyre, dua që të ndalojë”, “A e dinë se çfarë është privatësia”, “E tmerrshme”, vetëm disa nga komentet poshtë peticionit./FrontOnline/