Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare aktorja e skenës dhe filmit shqiptar, Mimika Luca.Aktorja ka humbur jetën nga ishemia celebrale.
Mimika Luca ishte bashkëshortja e aktorit tjetër të mirënjohur shqiptar Ndrekë Luca.
Ajo u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi ku edhe përfundoi në strehën vorfnore.
Megjithatë arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin.
Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962 ku edhe spikati per talentin dhe për aftësitë e saj fizike.
Pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj.Në vitin 1962, Mimika u bë pjesë e trupës së Teatrit Popullor.
Gjatë karrierës së saj në teatër, Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 rrole ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”.
Mimika Luca interpretoj gjithashtu edhe në shumë filma artistik si “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Në shtëpinë tonë”, “Shoku ynë Tili” e shumë të tjerë.
Në vitin 1977 ajo u emërua edhe pedagoge në “Institutin e Lartë të Arteve” dega e Dramës.