Aktorja e njohur, Jane Powell ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore në moshën 92-vjeçare.
Këtë lajm të trishtë e konfirmoi zëdhënësja e familjes, Susan Granger.Aktorja, emri i vërtetë i së cilës është Suzanne Lorraine Burce, e nisi karrierën e saj si këngëtare.
Rrugëtimi i gjatë dhe i suksesshëm në aktrim nisi me filmin “Song of the Open Road”, ku ajo luajti një personazh të quajtur Jane Powell dhe e mbajti këtë emër përgjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës.
Ndër filmat e saj më të njohur në vitet 1940 dhe ’50 ishin “Royal Wedding” dhe “Seven Brides for Seven Brothers.” Përveç karrierës filmike, Powell performoi në turne të prodhimeve muzikore duke përfshirë My Fair Lady, The Sound of Music dhe Carousel.
Karriera e saj e filmit arriti kulmin kur ajo ishte ende në të 20-at e saj me një rol kryesor në një nga muzikalët e fundit të mëdhenj të MGM, 1954.
Përsa i përket jetës së saj personale, Powell u martua pesë herë.
Katër martesat e para të zonjës Powell përfunduan në divorc. Në 1988 ajo u martua me Dick Moore, të cilin e takoi kur po shkruante një libër për aktorët fëmijë.
Moore ndërroi jetë në vitin 2015 dhe Powell vdiq në shtëpinë që kishin ndarë. Ajo ka lënë një djalë, Geary Anthony Steffen III; dy vajza, Suzanne Steffen dhe Lindsay Cavalli; dhe dy mbesa.