Çifti i njohur i Hollwoody-it, Sean Penn dhe Leila George i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shume vjeçare.
Ata u lidhën që në vitin 2016-të, dhe u martuan në korrik të 2020-ës. Prestigjozja “People”, shkruan se divorci i tyre u finalizua në gjygj. Sipas dokumetave të siguruara nga revista asnjëri nuk kërkon mbështetje nga njeri-tjetri.
Megjithatë aktori duket që është i penduar dhe e do ende bashkëshorten e tij. Ai teksa foli për luftën që po zhvillohet në Ukrainë, shprehu edhe dashurinë që kishte për ish-gruan e tij.
“Është një grua që e dua shumë, Leila George, të cilën tani e takoj vetëm ndonjëherë pasi e prisha martesën. Teknikisht kishim qenë të martuar për një vit, por ishte njësoj sikur të ishte prej pesë vjetësh, jam treguar shumë neglizhent”, tha aktori.
Në janar, dyshja u pa së bashku ndërsa mbajtën divorcin e tyre tepër sekret. Penn, tregoi detaje mbi dasmën e tyre, se si ata u martuan në në periudhën e COVID. Çifti kanë fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortët e tyre.
Penn ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur Madona, për 4 vite. Kujtojmë se aktori është fitues i çmimit Oscar, dhe interpretues i jashtëzakonshëm në filma. Nëna e tij Eilen Rayan ka qenë aktore gjithashtu.