Kendall Jenner dhe Devin Booker thuhet se janë ndarë për herë të dytë.
Ish-çifti, i cili filloi lidhjen në vitin 2020, u nda në heshtje muajin e kaluar, raporton People.
“Të dy kanë orare tepër të ngjeshur tani me karrierën e tyre dhe ata kanë vendosur ta bëjnë atë një prioritet”, tha një burim për median.
Burimi përmendi angazhimet e tyre – markën 818 Tequila të Jenner dhe pozicionin e Booker në Phoenix Suns – si shkak për ndarjen miqësore.
Megjithatë, ata planifikojnë të qëndrojnë në kontakt pasi thuhet se kanë marrë vendim së bashku.
“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën”, shtoi një burim i dytë.
Ndarja vjen vetëm pak muaj pasi ylli i “Kardashians” 27 vjeç dhe lojtari i NBA, 26 vjeç, u raportua se ishin ndarë për herë të parë.
Në qershor, burimet i thanë Page Six se dyshja kishin qëllime të ndryshme se ku po shkonte marrëdhënia.
“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin,. Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera, karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj”, tha burimi.
Atëkohë, mnjëherë pasi u publikua lajmi se ata i dhanë fund lidhjes së tyre dyvjeçare, dyshja u fotografuan së bashku në Soho House në Malibu.
Ish-çifti nxiti për herë të parë thashethemet për romancë në fillim të vitit 2020 në fillim të pandemisë COVID-19.
Jenner më në fund i bëri gjërat zyrtare në Instagram kur postoi një foto të saj dhe Booker duke u përqafuar në mediat sociale për Ditën e Shën Valentinit 2021.
Edhe pse ata e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes, dyshja mori pjesë në martesën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker së bashku në maj.
Së fundmi ata u panë në një arratisje në Hawaii së bashku gjatë muajit gusht.