Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka ndarë mjete shtesë për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës.
Në kontratën e publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Për punët shtesë për ndërimin e shtëpive, MMHI ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomikë Limitetproject , Roarchitecture, Rines, De & DD.
Vlera e kontratës kap shumën e 128 mijë eurove, njofton Klankosova.tv
Në bazë të kontratës parashihet ndërtimi i 11 shtëpive në atë zonë.
Bëhet e ditur se krejt pronarët e këtyre shtëpive janë shqiptarë.
Para disa ditësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në veri ku në Cerajë dhe Bistricë mori pjesë vënien e gurthemelit të ndërtimit të tri shtëpive.
Në veri parashihet ndërtimi i 154 shtëpive atje.