×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: 600 milionë euro investime për ujitjen e tokave bujqësore

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa të enjten ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”, me kryetarin e komunës së Pejës, Vitisë dhe Vushtrrisë.

    Ministri në detyrë Mustafa tha se projekti për Master planin për ujitjen e tokave bujqësore është në vlerë 600 milionë euro dhe do të implementohet në 10 – 12 vjetët e ardhshme për të futur nën ujitje edhe 70 mijë hektarë tokë bujqësore në tërë vendin.

    Mustafa tha se në ditët e ardhshme do të fillojnë nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit edhe me komunat e tjera në vend.

    “Kjo është faza e parë e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Bujqësisë dhe komunave anë e këndë Kosovës për të vënë në realizim ekzekutiv master planin e ri për ujitjen e tokave bujqësore. Një master plan që ka filluar në kohën kur kryeministri aktual Avdullah Hoti ishte ministër i Financave, një marrëveshje bashkë me Bankën Botërore, ku parashihen të investohen 600 milionë euro në dhjetë dymbëdhjetë vitet e ardhshme për të ngritur sipërfaqen e tokave nën ujitje nga 20 mijë hektarët aktual në 90 mijë hektarë, pra 70 mijë hektarë më shumë toka nën ujitje në 10-12 vitet e ardhshme që i jep për herë të parë në këto 40 vitet e fundit zgjidhje në nivel vendi problemit dhe sfidës të sistemit të ujitjes. Uroj tre kryetarët aktual të tri komunave të Kosovës që po fillojmë me ta realizmin e këtij projekti madhor, për të vazhduar në ditët në vijim edhe me komuna të tjera për zgjerimin dhe rehabilitimin e sistemeve për ujitje anë e mbanë Kosovës”, tha Mustafa.

    Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri këtë marrëveshje e ka cilësuar si mjaft të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë.

    “Më mbetet ta përgëzoj ministrin Mustafa për iniciativën që ka marrë dhe që po e nënshkruajmë këtë marrëveshje të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe tokave tona”, tha ai.

    Ndërsa kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se Kosova nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa zhvillimin e bujqësisë.

    “Kosova nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa atë të bujqësisë. Ndërsa bujqësia nuk mund të zhvillohet ën Kosovë pa shfrytëzimin e resurseve. Ministri Mustafa guximshëm e ka filluar, në fakt edhe me vazhduar dhe me përfunduar si immediate për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe zhvillimin e potencialit kryesor të bujqësisë”, tha Haliti.

    Edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka falënderuar ministrin në detyrë Mustafa dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti që po i zgjasin dorën për mbështetje fermerëve dhe bujqve në këtë kohë.

    “Rehabilitimi i sistemit të ujitjes-Vushtrria ka një sipërfaqe të madhe nën sistemin e ujitjes së Ibër Lepencit, ndërkohë që në këtë fazë do të rehabilitohet komplet ky sistem, pastaj për t’u zgjeruar edhe më tepër hapësirat e tokës bujqësore. Dyfishimi i subvencioneve për bujqit në këtë kohë pandemie vërtet ka ndihmuar bujqit e komunës së Vushtrrisë që rrisin prodhimin e tyre. Ndërsa, ky projekt tash për ujitje do të vazhdojë të përkrah edhe rritjen e prodhimit vendor dhe punësimit”, tha ai.

    Projektin për Master planin e ujitjes së tokave bujqësore që është shpalosur ditë më parë, e ka mbështetur Banka Botërore e që pritet ta mbështesin edhe banka të tjera financiare ndërkombëtare.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Koalicioni “Demokracia në Veprim” mbajti një konferencë për media, ku ofroi një vlerësim të periudhës parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve publike...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.