×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO: Urgjente që përgjegjësit e Banjskës të dalin para drejtësisë – Serbia të ndihmojë drejt llogaridhënies së plotë

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij, ka qëndruar në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s, ku thotë të ketë informuar ambasadorët e të gjithë aleatëve të NATO-s, si dhe partnerët që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it.

    Ulutash tha se u takua edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, ku gjatë takimeve u tha se një vit pas sulmeve në Banjskë, është urgjente të sillen përgjegjësit e sulmit para drejtësisë.

    “NATO pret nga Serbia që të ndihmojë që të sigurohet llogaridhënia e plotë. KFOR-i synon të sigurojë që sulme të tilla të mos përsëriten. Është e rëndësishme që të dyja palët të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara të cilat mund të nxisin tensionet, të rrezikojnë sigurinë ose të rrezikojnë ushtarët e KFOR-it”.

    “NATO vazhdon të mbështesë Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të arritur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

    Ndërsa, komandanti në largim i KFOR-it, Ulutash tha se nën komandën e tij, KFOR-i ka ruajtur me sukes paqen dhe sigurinë në mbarë Kosovën, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.

    “Nëpërmjet një qëndrimi të dukshëm, fleksibël dhe të adaptueshëm, ne kemi parandaluar rreziqet për dhunë të përtërirë dhe kemi kontrolluar me shpejtësi situata që mund të çonin në incidente ose përshkallëzim. Ne kemi përforcuar më tej misionin dhe kemi vazhduar rolin tonë si një forcë e paanshme, duke punuar me të gjitha komunitetet për të nxitur sigurinë, për të gjithë”, tha Ulutash.

    Më tej, Ulutash tha se KFOR-i ka vazhduar të ofrojë mjedis të sigurt e të nevojshëm për përpjekjet diplomatike për të ecur përpara.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.