KFOR mbetet plotësisht i përqëndruar në zbatimin e mandatit të tij për të siguruar mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës.
Kështu thuhet në një përgjigjie zyrtare të NATO-s pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi një konflikt i ngrirë mund të eskalojë.
”Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR mbetet plotësisht i përqëndruar në zbatimin e mandatit të tij të KB për të siguruar një mjedis të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës, që rrjedhin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
”Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme e qëndrueshme politike për stabilitetin në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha NATO për KlanKosova.