×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    NATO: Do të rrisim përpjekjet për t’iu kundërvënë akteve sabotuese të Rusisë dhe Kinës

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    NATO do të rrisë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike në dritë të akteve “armiqësore” të sabotimit që vijnë nga Rusia dhe Kina, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Mark Rutte.

    “Në vitet e fundit, Rusia dhe Kina kanë tentuar të destabilizojnë shtetet tona [anëtarët e NATO-s] me akte të sabotimit, sulme kibernetike, dezinformata dhe kanë përdorur shantazh energjetik për të na frikësuar”, tha Rutte për gazetarët më 3 dhjetor.

    “Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në dritë të këtyre kërcënimeve përmes një sërë masash, përfshirë ndarjen më të madhe të inteligjencës dhe mbrojtjes më të mirë të infrastrukturës kritike”, shtoi ai.

    Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel këtë javë dhe pritet të dalin me një strategji të re për t’u përballur me kërcënimet hibride – term që përfshin propagandën, ndërhyrjen politike, sabotimin e infrastrukturës kritike dhe taktika të tjera që shkojnë përtej domenit konvencional ushtarak.

    Zyrtarët perëndimorë të sigurisë kanë thënë se zjarret në depo të kompanive të transportit në Britani, Gjermani dhe Poloni në korrik ishin pjesë e një komploti rus për të shkaktuar shpërthime në transportin ajror të mallrave për në Shtetet e Bashkuara.

    Shtetet evropiane, ndërkaq, po vazhdojnë të hetojnë nëse këputja e dy kabllove optike të telekomunikimit në Detin Baltik në nëntor ishte akt i sabotimit. Një nga kabllot lidh Finlandën me Gjermaninë, ndërkaq tjetra Suedinë me Lituaninë.

    Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se përfshihet në akte hibride.

    Kina po ashtu ka hedhur poshtë akuzat se qëndron pas një sulmi kibernetik nga një agjencie qeveritare gjermane më 2021.

    Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se NATO-ja përballet me sfidë se si t’i përgjigjet sulmeve të dyshuara, pasi disa anëtarë të aleancës kanë frikë se mund të përshkallëzohen tensionet me Rusinë. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti, ku dyshohet se ata kanë goditur...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Rusia sulmoi sistemin energjetik të Ukrainës dhe disa qytete me raketa lundrimi dhe balistike plus dronë të mërkurën në një sulm “çnjerëzor”...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore sipas tij, kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë për krizën energjetike me të cilën po përballen qytetarët e bizneset tash e disa ditë....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryeministri aktual, Albin Kurti po e turpëron shtetin para partnerëve ndërkombëtarë....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për FrontOnline, ka thënë se bashkëpunimi që ai ka pasur me qytetarët e Malishevës, ka...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka thënë se programi i LDK-së ka zgjidhjen për krizën energjetike. Në një konferencë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.