×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    NATO dhuron 60 respiratorë për Shqipërinë

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Ushtarët gjermanë mund të dërgohen gjatë valës së dytë të pandemisë Corona në vendet partnere të prekura prej krizës. Një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin i konfirmoi agjencisë gjermane të shtypit, DPA, se qeveria ka premtuar mbështetje në kuadër të planit të NATO-s për emergjencë “Allied Hand”. Në rast nevoje mund të dërgohet jashtë vendit personel mjekësor, pararojë dhe ekspertë të trupës për mbrojtjen nga rreziqet atomike, biologjike apo kimike.

    I mundur është dërgimi i gjithsej 160 specialistëve. Ushtare dhe ushtarë të tjerë mund të mbështesin angazhimin përkatës nga Gjermania, thuhet në Ministrinë e Brendshme. Plani i emergjencës vihet në jetë, në rast se shtetet e NATO-s apo vendet partnere si Ukraina, Gjeorgjia dhe Suedia për shkak të COVID-19 kërkojnë mbështetje, në qoftë se sistemi i tyre i shëndetësisë rrezikohet të mos jetë në gjendje t’i bëjë ballë situatës.

    Për këtë nevojitet një vendim i 30 shteteve të NATO-s në këshillin e Atlantikut të Veriut. Sipas të dhënave të qarqeve brenda aleancës përveç Gjermanisë edhe katër vende të tjera nga aleanca, ndër to Britania e Madhe dhe Franca, kanë premtuar vënien në dispozicion të trupave. Në selinë e aleancës shpresohet, që javët e ardhshme të bashkëveprojnë edhe shtete të tjera.

    Aparatura aspirimi për vendet e Ballkanit

    Forcat e NATO-s mund të angazhohen edhe në transportimin e të sëmurëve apo për ndërtimin e qendrave ambulante të fushimit. Plani operacional “Allied Hand” është pjesë e përgatitjeve të NATO-s ndaj një eventualiteti të intensifikimit të pandemisë. Këto plane përfshijnë edhe krijimin e një fondi mirëbesimi dhe ndërtimin e magazinave për pajisje mjekësore. Përpara dy javësh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, njoftoi, se në Maqedoninë e Veriut, një vend i vogël në aleancë dhe me kapacitet të vogël financiar, do të dërgohen 60 aparatura aspirimi. Edhe në Shqipëri do të vihen gjithashtu në dispozicion 60 aparatura aspirimi (respiratorë).

    Bundeswehr-i i ka mbështetur partnerët në nivel bilateral edhe gjatë valës së parë të pandemisë. Trupa gjermane ka mbështetur klinikat e mbingarkuara në Britaninë e Madhe me aparatura ambulante aspirimi. Ndërsa në Gjermani ushtarët kanë mbështetur autoritetet për ndjekjen e zinxhirit të infeksionit. Gjithashtu ka pasur angazhime të ushtrisë në kontekstin e testeve ndaj Coronës për ata që ktheheshin në Gjermania nga jashtë vendit ose për transportimin e materialeve mjekësore.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...
    Sport15 Nëntor 2024
    Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.