×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO deklarohet për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    NATO nuk kishte asnjë rol në procesin e konsultimit në lidhje me Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, e cila u nënshkrua pak ditë më parë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

    Kështu ka thënë për të përditshmen malazeze “Vijesti” një zyrtar i NATO-s, i cili nuk deshi të identifikohet me emër, duke iu përgjigjur pyetjes se si e sheh marrëveshjen Aleanca Veriatlantike, anëtarë të së cilës janë Shqipëria dhe Kroacia, dhe nëse nënshkrimi i dokumentit tregon për dobësim të besimit në Aleancë.

    Një zyrtar i paidentifikuar tha se deklarata përfaqëson një marrëveshje trepalëshe midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

    “Ne jemi të njohur me të, por NATO si organizatë nuk është pjesëmarrëse në të, prandaj nuk ka pasur asnjë rol në procesin e konsultimit. Për çdo koment shtesë lidhur me këtë, ju drejtoj tek institucionet në Kosovë, si dhe tek autoritetet e Shqipërisë dhe Kroacisë”, tha zyrtari i NATO-s.

    Ky zyrtar thekson se Shqipëria dhe Kroacia kanë kontribuar për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor për shumë vite, duke përfshirë edhe angazhimin e tyre në kuadër të misionit të NATO-s KFOR në Kosovë.

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan marrëveshjen më 18 mars në Tiranë, gjatë një vizite të ministrit Ejup Maqedonci dhe atij kroat të mbrojtjes, Ivan Anushiq. Deklarata, siç u tha nga ministritë përkatëse të Mbrojtjes, thekson rëndësinë e “një përgjigjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin e rajonit”. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    “Një formë tjetër manipulimi” – kështu e sheh Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga fshati Fortesë vazhdoi për në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, ku mori pjesë...
    Lajme25 Mars 2025
    Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, për FrontOnline thotë se VV ka bërë vetëm propagandë, siç thotë ai, “enversite” lidhur me veriun e...
    Lajme25 Mars 2025
    Analistë e njohës të mirë të sigurisë nga Kroacia kanë demaskuar komentet e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për sa i...
    Lajme25 Mars 2025
    Ushtarët amerikanë të Ekipit të Monitorimit Ndërlidhës të SHBA-së (LMT), të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it, kanë përfunduar një...
    Lajme25 Mars 2025
    Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe F.D. pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale...
    Lajme25 Mars 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një diskutim virtual me Gjeneralin Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë...
    Lajme25 Mars 2025
    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka njoftuar se i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter policor të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.