×
  • Vip
  • Vip

    “Natën shpirt, të dua”, çfarë po ndodh mes Beniadës dhe Ardit Çunit?

    FrontOnline
    27 Mars 2022

    Këngëtari Ardit Çuni dhe modelja Benaida Nishani kanë pasur shumë afrimitet gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother Vip”, madje u përfol se mes tyre mund të lindë edhe një romancë.

    Këngëtari shprehu pas daljes nga formati se po pret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e tyre, megjithatë, modelja i mohoi zërat se mudn të lindë diçka mes tyre duke thënë se Ardit Çunin e ka vetëm shok.

    Por ky i fundit, ka ngjallur sërish dyshime duke postuar bisedat e fundit që ka bërë me modelen.

    Këngëtari zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku një nga ata i kërkon të tregojë mesazhet e fundit me Beniadën.

    Arditi nuk ka ngurruar t’i publikojë, duke ndarë një screenshot të mesazheve të tyre në “WhatsApp.”

    “Po të ngacmoj,” shkruan këngëtari duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur ndërsa modelja i përgjigjet me fjalën “cretino” (ka kuptimin e fjalës idjot).

    Më tej biseda mbyllet me mesazhin e Arditit i cili shkruan: “Natën shpirt, të dua”, dhe e shoqëron me një zemër.

    Ndërkohë, në storyn e shpërndarë këngëtari shkruan duke qeshur që “Beniada do e vrasë”.

    Kujtojmë se Beniada, teksa ishte e ftuar në një intervistë, u pyet lidhur me deklaratat e këngëtarit për të.

    Modelja u shpreh se midis tyre nuk egziston asgjë dhe shtoi se nuk ka shans që ata të lidhen. Beniada tha se midis tyre ka vetëm miqësi, madje u shpreh se Arditi fle akoma me biberon.

    “Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjë herë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi”- është përgjigjur Beniada.

     

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e radhës, të cilën ajo e quajti “për identitet e dinjitet”. Sinani...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.