×
  • Lajme
  • Lajme

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë

    FrontOnline
    19 Korrik 2021

    Sot kompania e derivateve “Petrol Company” shpërndau  40 pako ushqimore për fëmijët jetim të Kosovës përmes organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”.

    Dorëzimi i pakove  u bë nga përfaqësuesit e Petrol Company tek përfaqësuesit e Organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”. Shpërndarja e pakove te fëmijët do të bëhet nga organizata në qytetin e  Prizrenit, në Skënderaj dhe në komunën e Hani i Elezit.

    Ju kujtojmë që Petrol Company tashmë në çdo festë bën donacione të tilla duke prekur shtresa të ndryshme të cilë kanë nevojë.

    Kryetari i shoqatës Z. Fadil Pushkolli falenderon Petrol Company për donacionin:

    “Ne falenderojmë “Petrol Company” që në prag të festave na gjenden afër në sofrat e jetimëve, i falenderojmë për bashkëpunim të sinqert dhe që kanë shprehë gadishmëri për me na ndihmu ndaj familjeve skamnore që mbajnë jetim. Ne këto pako do ti shpërndajmë në Komunen e Skendarajt në të Prizrenit dhe në komunen e Elez Hanit”.

    Në anën tjetër përfaqësuesja e Petrol Company znj. Valentina Mekani tha që nuk është hera e fundit që do të bëjmë donacione të tilla:

    “Ne sot jemi këtu për ti dorëzu 40 pako ushqimore në organizatën “ Kujdesi për Jetimët e Kosovës”. Në Petrol Company tashmë është bërë traditë të ndihmojë ata që kanë nevojë qoftë në ditë festash apo edhe pa festë. Kjo nuk do të jetë hera e fundit që bëjmë donacion, ne do të vazhdojmë të bëjmë donacione të tilla sa herë të jetë nevoja. Uroj që edhe kompani të tjera të ndjekin këtë shmebull që të bëjnë donacione të tilla”.

    Po ashtu znj. Mekani falenderoi dhe kryetarin e shoqatës si dhe të gjithë organizatorët për bashkëpunimin e lehtë që u mundësuan.

    Ju kujtojmë që Petrol Company në vazhdimësi u del ndihmë shtresave të ndryshme me donacione siç ka ndihmuar: Familjet në nevojë me pako ushqimore në gjithë Kosovën, Down Syndorme Kosova, Fëmijët me Autizëm, Fëmijët e hospitalizuar në Repartin e Leukemisë, SOS Fshatrat, Fëmijët në Kopshtin Gëzimi Ynë në Fushë Kosovë, Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë e shumë donacione të tjera.

     

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Kushtetutës. Ai ka vlerësuar se Kushtetuta...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të udhëhequr nga deputeti Alex Sobel dhe...
    Lajme09 Prill 2025
    Me rastin e shënimit 17-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ardhur me një...
    Të tjera
    Kronika09 Prill 2025
    Është zhdukur një grua në Ferizaj. Vëllai i saj ka raportuar në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Sipas njoftimit të Presidencës thuhet se...
    Kronika09 Prill 2025
    Një vajzë e mitur ka shkuar nga Ferizaj në Prizren për të bashkëjetuar me një person. Policia ka bërë të ditur se...
    Kronika09 Prill 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 84 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arbër Jashari ka komentuar në përvjetorin e 17-të të Kushtetutës së Kosovës respektimin e saj. Ai ka deklaruar se, megjithëse Kushtetuta...
    Lajme09 Prill 2025
    Pas takimit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit politikë të partive në vend, janë shprehur mendime të ndryshme lidhur me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.