×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Natasha Kandiq: Nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Kosovën nëse Serbia nuk i gjykon kriminelët

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Natasha Kandiq, ish-drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka thënë se gjykimet e Speciales dhe ato në Serbi duhet të shkojnë paralelisht.

    Ajo ka theksuar se do të duheshin 100 vjet që ushtria serbe të spastrohej nga të gjitha krimet e luftës.

    “Deri në vitin 2011 Prokuroria tentonte që të gjykojë krimet e luftës dhe kishte edhe familje nga Kosova që përcillnin gjykimet. Nga viti 2010-2011 këtu absolutisht asgjë nuk ndodhë krahasuar me ato që ishin konstatuar nga Tribunali i Hagës. Tribunali kishte pasur dy gjykime të mëdha të gjeneralëve të ushtrisë e policisë. Aq kishte dëshmi e fakte të konstatuara saqë do të duhej 100 vjet që ato vërtet të zgjidhen dhe që ushtria e policia të spastrohen nga të gjitha krimet e luftës megjithatë në 2011 këtu ndalen aktakuzat dhe gjykimet janë minimale, pothuajse s’ka asgjë me çka Serbia mund të thotë se do të konfirmojë përgjegjësinë e ushtrisë e policisë”, ka thënë Kandiq në Interaktiv të KTV-së.

    Ajo ka shtuar se në Kosovë me arsye ka pakënaqësi kur do të gjykohen pjesëtarët e UÇK-së e që në anën tjetër në Serbi u ndal procedimi i krimeve të luftës që ishin kryer në Kosovë.

    “Këto dy gjëra duhet të shkojnë bashkë. Gjykimet në Hagë dhe gjykimet në Serbi duhet të shkojnë bashkë. Kosova duhet të ballafaqohet me përgjegjësinë e vet por edhe Serbia sepse nuk përfundoi me faktin që Tribunali i Hagës dënoi gjeneralët. Serbia ka kuadër të madh të ushtarëve e policëve që janë përgjegjës e assesi kjo çështje të përfundojë me dënimin e urdhëruesve të vrasjeve. Askush në Kosovë nga përbërja e ushtrisë dhe policisë nuk ka shtënë si njeri i lirë, por sepse kjo ishte e lejuar dhe e zgjeruar që krim nuk është të vritet një shqiptar”, ka thënë Kandiq.

    Kandiq ka theksuar se ky është momenti i fundit që gjykimet të fillojnë sepse dëshmitarët po zhduken.

    “Nosha i ka mbuluar ata që do të mund të flisnin me bindje në gjykatë. Ky është momenti i fundit sepse ndaj gjykimeve në Hagë, Serbia duhet të përgjigjet me gjykime në vend sepse normalizim të raporteve ndryshe nuk mund të ketë mes dy vendeve”, ka thënë Kandiq.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.