Ditën e sotme (e premte) mbahet nata finale e Big Brother VIP Kosova.
Finalistët e edicionit të parë të këtij ‘reality show’ janë: Arkimed Lushaj – Stresi, Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu.
Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak orë deri në finale, miqtë e ngushtë të Stresit, Noizy dhe Morena Taraku, kanë kërkuar që të votohet sa më shumë.
“Sonte është nata finale e BBKS, hajde shkojmë gjithë me vota për Stresin”, ka shkruar Rigels Rajku (emri i vërtetë i Noizyt) në një postim të shpërndarë në InstaStory.
“Sonte. Nata finale. Fituesi, vëllai im Stresi”, shtoi në anën tjetër Taraku në postimin e saj të shpërndarë po ashtu në mediat sociale.
Ndërkaq, pritet të shihet se kush do të jetë fituesi i kësaj gare, që do të marrë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Stresi, Artani dhe Xhuli theksojmë që janë brenda shtëpisë së famshme që nga fillimi i spektaklit, duke i bërë sonte plot 100 ditë.
View this post on Instagram