×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nata bëhet “ditë” në Turqi: Mijëra protestues pushtojnë sheshet në mbështetje të Imamoglu

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Pavarësisht arrestimeve dhe brutalitetit të policisë në qendër të Stambollit, mijëra qytetarë mbrëmë dolën në rrugë të mërkurën në mbrëmje për të protestuar në mbështetje të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua në mëngjes së bashku me mbi 100 persona të tjerë.

    Mijëra njerëz u mblodhën jashtë bashkisë për të dëgjuar fjalimin e kreut të CHP, Özgür Özel. Ozel në ndërhyrjen e tij tha se vendimi për arrestimin e kryebashkiakut “ishte një grusht shteti”.

    Ai ia atribuoi lëvizjen e fundit që ka tronditur Turqinë, Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke thënë se e bëri këtë për shkak të një mosmarrëveshjeje personale me Imamoglu, pasi humbi kontrollin e Stambollit për shkak të tij dhe imazhi i presidentit “u zbeh”.

    Siç shpjegoi Özel, Erdogan mund të humbiste ndaj Imamoğlu-s dhe vetë Turqinë, ndaj ai luajti “kartën” e grushtit të shtetit.

    Para protestuesve ka folur edhe bashkëshortja e Imamoglus, Dilek, e cila tha se nuk është arrestuar kryebashkiaku, por testamenti i 16 milionë qytetarëve, ndërsa vlerësuan punën sociale të kryer nga kryetari i bashkisë menza sociale dhe transport falas për kategoritë e qytetarëve vurnerabël në Stamboll.

    Demonstrata sakaq u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Turqisë, si Ankara, Izmir dhe Trabzon. Mijëra qytetarë që dolën në sheshe, goditën edhe tenxheret dhe tiganët duke krijuar një jehonë.

    Guvernatori i Stambollit kishte urdhëruar mbylljen e shumë rrugëve kryesore, stacioneve të metrosë dhe rrugëve në qytet, si dhe qendrave kryesore të transportit, ndërsa vendosi një ndalim katër-ditor të demonstratave.

    Synimi i dukshëm është parandalimi i demonstratave në favor të kryetarit të bashkisë ose së paku pengimi i dukshëm i tyre.

    Ndërkohë, qeveria mori edhe masa ligjore. Aktivistët thonë se që nga mëngjesi i së mërkurës, qasja në platformat kryesore të mediave sociale, si X, Instagram, YouTube dhe TikTok, është kufizuar.

    Kujtojmë se arrestimi i Imamoglu vjen një vit pas fitores së tij në zgjedhjet komunale në të cilat ai u rizgjodh me 51.14% të votave si kryebashkiak i Stambollit.

    Ai u akuzua për terrorizëm, çka çoi në ndalimin e tij, me ç’rast Ministri i Brendshëm e largoi nga detyra dhe e zëvendësoi me një zyrtar të caktuar nga qeveria deri në përfundimin e procedurave ligjore.

    Të martën, Universiteti i Stambollit revokoi diplomën e Imamoglut, gjë që vë në dyshim, nëse i hiqet plotësisht shansi Imamoglus që të kandidojë për president.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Rusia i sheh marrëdhëniet me Perëndimin si një konflikt sistematik dhe mund të jetë plotësisht e përgatitur për një “luftë konvencionale në...
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Janë orët e para të mëngjesit si në Tajlandë ashtu edhe në Myanmar – dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë. Dhjetëra ekipe...
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Politikani amerikan, anëtar i Partisë Republikane, Mark Brnovich, i cili është me origjinë serbe, pritet të jetë ambasador i Shteteve të Bashkuara...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2025
    Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar....
    Vip28 Mars 2025
    Dy ish banorët e Big Brother Vip Albania, Sara dhe Bardhi janë shumë të përfolur në media rozë. Dyshja ka vendosur që...
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Të paktën 153 persona janë konfirmuar deri më tani të vdekur pas tërmetit të fuqishëm të së premtes me magnitudë 7.7 që...
    Kronika28 Mars 2025
    Në Mamushë një person ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin...
    Lajme28 Mars 2025
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të...
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve se ish-kandidati i VV-së për deputet, Mirsad Shkreta ka dalë i pari në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.