Në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid19, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se ky institucion është i gatshëm që pas arritjes së kontigjentit të parë të vaksinat të bëhet dhënia e tyre në çdo komunë.
“IKSHPK po pret kontigjentin e parë të vaksinave dhe është i gatshëm që sapo të vijnë ato të shpërndahen dhe të jepen sipas përcaktimit të strategjisë”, tha ai.
Në këtë mbledhje drejtori i Emergjencës në QKUK Basri Lenjani tha se në ShSKUK situata për momentin është e menaxhueshme.