Në mbledhjen e komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani tregon se ka rritje të rasteve me COVID-19 për 26.8 përqind ndërsa mesatarja e vdekshmërisë ka rritje mbi 23 përqind.
Ramadani derisa tha se duhet të vazhdohet me masat rigoroze për parandalimin e përhapjes së virusit korona, theksoi se do të ketë ndërprerje të aktiviteteve shkollore, fetare dhe ato të gastronomisë.
“Numri i rasteve pozitive dhe vdekshmërisë vazhdon të jetë në rritje dhe brengosëse për shkak të mos respektimit të masave. Duhet të vazhdojmë masat rigoroze dhe të ketë ndërprerje të aktiviteteve, me kufizimeve të tubimeve të atyre fetare, shkollore gastronomive. Duke pasur shfaqjen e varianteve të reja po presin ardhjen e reagenteve për testim të të gjitha varianteve. Apelojmë qëndroni në shtëpi të ketë ndalim rigoroz të tubimeve”, tha Ramadani.