Biznesmeni nga Peja, Naser Kelmendi, është ndaluar sot nga Policia serbe dhe është dërguar në Stacionin Policor të Lloznicës.
Sipas mediave serbe, ai ende po mbahet aty.
Siç njofton “Novosti”, rreth orës 13:30, u dëgjuan sirenat dhe disa automjete policie, të cilat po drejtoheshin drejt hotelit, ku ishte Kelmendi dhe nga ku u arrestua menjëherë.
Ende nuk ka informacion zyrtar për çfarë është ndaluar.
Naser Kelmendi ishte akuzuar vite më parë në Kosovë për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar.
Ai ka vite që jeton mes Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.