Albina Kelmendi është duke u bërë gati për garimin në Festivalin e Këngës Shqipe dhe në rast triumfi edhe për Eurovizion.
Para se të përfundojë projektin e ri, këngëtarja pejane ka dhezur fort me këngën e fundit të saj “Nanë moj kom gabu”.
Mbi 3 milionë klikime ka marrë ky projekt në Youtube. Ajo që bie në sy tek ky projekt është edhe edhe mesazhi i fuqishëm që këngëtarja jep ndaj luftimit të drogës.
“Droga mbytë shpresën dhe jetën” thuhet në fundin e këngës, si një mesazh për shoqërinë.