Është kryer riti i parë fetar islam, në xhaminë historike Yukari Govher Aga në qytetin Shusha, pas 28 vjetësh.
Sipas CNN turke, namazi i xhumasë u fal nga ushtarët azer, të cilët ndodheshin në zonë.
Xhamia historike Yukari Govher, ka qenë një simbol i historisë dhe kulturës azere, në Shusha të Nago-Karabakut.
Shusha është një vend me rëndësi strategjike edhe për shkak të pozitës së saj gjeografike në rajon dhe rrugës që lidh me Khankendin, qytetin më të madh në zonën e Nago-Karabakut.
Nago-Karabaku, ishte pushtuar nga forcat armene më 8 Maj 1992 dhe që atëherë ishte nën kontrollin e armenëve etnik, ndërsa pas marrëveshjes së armëpushimit me Armeninë, Shusha kaloi nën kontroll të plotë të Azerbajxhanit më 8 nëntor 2020.