×
  • Lajme
  • Lajme

    Nait Hasani: Mungesa e vullnetit politik ndikon në dështimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2024

    Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka folur për “Front Online” lidhur me mbledhjen e dy kuvendeve, atë të Shqipërisë dhe Kosovës dhe bashkëpunimin e deritanishëm të këtyre ty shteteve.

    Hasani ka deklaruar se pavarësisht mbi 100 marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy qeverive dhe ministrive të Kosovës dhe Shqipërisë, shumica e këtyre marrëveshjeve nuk kanë gjetur zbatim të plotë, dhe disa prej tyre nuk janë zbatuar fare.

    Sipas Hasanit, ndër ato që kanë pasur ndonjë zbatim veçohen ato që lidhen me çështjen e kufirit, e cila është sezonale, si dhe disa aspekte të marrëveshjeve për taksat doganore dhe kontrollet doganore.

    “Janë diku mbi 100 marrëveshje që janë nënshkruar mes dy qeverive dhe ministrive edhe gjitha këto marrëveshje nuk kanë gjetur zbatueshmëri të plotë ose fare pak. Vetëm marrëveshja që është zbatu pak ka të bëjë ajo për kufirin dhe ajo është sezonale vetëm për verën edhe kjo është e përkohshme, ajo që është për taksat doganore për bizneset, as ajo nuk është zbatu, edhe ajo për doganën, kontrolle e doganave se ne kemi një përfaqësi të doganës në Durrës që bëhet skanimi i mjeteve”, tha Hasani.

    Një nga arsyet kryesore për mungesën e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, sipas Hasanit, janë ndikimet e grupeve të interesit, të cilat shpesh përcaktojnë nevojat politike dhe krijojnë pengesa.

    “Të gjitha marrëveshjet nuk janë zbatuar është kërkuar që të bëhet një njohje reciproke për to. Por kjo është bërë për shkak të ndikimeve të grupeve të interesit nuk po gjejnë zbatim, ato i përcaktojnë nevojat politike dhe ato shteti i Shqipërisë dhe Kosovës ka pengesa, për zbatueshmëri të marrëveshjeve”, shprehet Hasani.

    Mbledhja e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri/ Ish-ambasadorët: Raportet nuk janë të kënaqshme, të zbatohen marrëveshjet e arritura

    Nga Rubrika
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Një këmbësore është goditur nga vetura në rrugën “C”, në kryeqytet. Për Front Online, kjo u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së seancën e përbashkët mes dy kuvendeve, të Shqipërisë dhe të Kosovës, ka folur për ish-krerët e...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Pjesëtarët e FSK-së u përballen me trajnimin më të vështirë, “Simboli i Ujkut”. Pjesëtarët më të fortë të FSK-së kanë kaluar sfidën...
    Të tjera
    Vip20 Dhjetor 2024
    Banorët kanë diskutuar për eliminimin e sontëm. Vullneti e ka pyetur Xhenetën se a mendon që do të largohet sot ajo, e...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë për vitin 2024, duke hequr çdo dyshim për numrin...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve të regjistrohen si votues. Përmes një video sensibilizuese thuhet se kanë mbetur edhe...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Armenia ka njohur sot pasaportën e Kosovës. Për këtë ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili thotë se pasaporta e Kosovës sa...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka falënderuar pjesëmarrësit në takimin e sotëm me 150 kompani. Sipas tij, kjo ngjarje tregon...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se sa ishte në opozitë, shtirej si nacionalist dhe propagandonte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.