Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka falënderuar qytetarët dhe strukturat e simpatizantëve të partisë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Në një postim në rrjetet sociale, Hasani shprehu mirënjohjen për angazhimin e qytetarëve dhe theksoi se vetëm së bashku mund të arrihen rezultate më të mira për Kosovën.
“Të dashur qytetarë dhe struktura e simpatizantëve të PDK-së, faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme për PDK-në dhe mua si kandidatë për deputet,” shkruan Hasani.