Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, së fundmi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Si pasojë, Tërnava i është nënshtruar një operacioni kirurgjik në Turqi.
Lajmin se myftiu e ka kaluar me sukses operacionin e ka konfirmuar sekretar i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu.
“Myftiu para disa ditëve ka pasur një intervenim të lehtë kirurgjik, të cilin e ka kaluar me sukses”, u shpreh Sadriu për Reporter.
E Myftiu Tërnava i është kthyer normalitetit dhe është duke ushtruar detyrën e tij thuhet tutje në përgjigje e Sadriut.
Kujtojmë që Tërnava (60) është zgjedhur katër herë radhazi Myfti i Kosovës, post të cilin e mbanë që nga viti 2003. Ai edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore kur edhe ishte operuar dy vite më parë.