Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Naim Ramizi në emisionin “Imazh” në RTK theksoi se në listen e Aleancës shumica kandidojnë për herë të parë.
“Është hera e parë e imja që kam pasur një pozicion publik. Më herët jam marrë aktivisht me politikë, kam qenë në strukturat e AAK , por nuk jam përfshirë asnjëherë, kjo ka qenë hera e parë kur unë jam përfshirë në institucione publike. Edhe arsyeja se pse jam kandidat për deputet është kërkesa e kryeministrit Haradinaj që lista të pasurohet me kandidatë të rinj, pra në listën e Aleancës mund të gjeni 70 për qind të kandidatëve që garojnë për herë të parë në zgjedhje për tu bërë deputet. Po mendoj se AAK ka filluar një tranzicion politik brenda saj ku po kalohet gradualisht po iu jepet hapesira figurave të reja të cilat po i zevendesojnë ata që kanë dhene kontribut deri më tash”, tha ai.
Ai shtoi se kodi i procedurës penale është punë që është përfunduar në këtë mandat të ministrit Selimi.
“Duke qene këshilltar i ministrit të Drejtësisë më ka rastisë me i pa ndryshimet që i kemi ndërmarrë, kodin e procedurës penale. Është punë që është kryer në këtë mandat të ministrit Selimi, është punuar shumë në kodin e procedurës penale edhe ka pas shumë ligje të tjera që tashmë janë të njohura për publikun. Kontributin tim e shoh edhe në rrafshin social”.
“Unë vi prej fushës së biznesit, unë jam mësuar me jetuar jo prej politikes por prej duarve të mia që i kam të pastra. Në rafshin personal arsyeja se pse qendroj në politikë, edhe pse në AAK si i ri kam pasur ambicie të mëdha me ndërmarrësi, sport, por shumherë kam pasur barriera, nuk kam mundur me i përmbushë ambiciet jo për shkak të vullnetit por për shkak të hapësirës që më është krijuar. Si i ri në politikë mendoj se do të jap kontribut dhe do të jem një zë i fuqishëm i të rinjve. Kjo më bën me luftu edhe me figurat e vjetra për me dalë në pah figurat e reja”, tha ndër të tjera ai.
(Artikull i sponsorizuar si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit)