×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagip Arifi: Flamuri kuq e zi sot do të valojë në Komunën e Bujanocit

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit  vazhdojnë të diskriminohen nga pushteti serb edhe për të drejtat e tyre elementare.

    Në këtë trevë të banuar me shumicë shqiptare Festa e Flamurit është e ndaluar.

    Por, pavarësisht kësaj në ditën e shtunë (sot) ata kanë vendosur që festën e 28 nëntorit ta festojnë me flamuj kombëtar.

    Një flamur i tillë do të vendoset edhe në objektin e Komunës së Bujanocit.

    Kështu ka thënë në një prononcim për FrontOnline, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

    “Pasi që nesër është ditë festive për të gjithë shqiptarët në rruzullin tokësor, por duke u nisur nga situata e cila po mbretëron me Covid-19 dhe duke u nisur nga ajo se në komunën e Bujanocit kemi shpallë gjendjen e  jashtëzakonshme kemi apeluar te qytetarët që nuk kemi përgatit ndonjë manifestim kulturor dhe artistik sikurse vitet e kaluara por flamuri kombëtar do të vihet në objektin e Komunës së Bujanocit. Nesër do valojë flamuri dhe pastaj do të bëjmë homazhe edhe tek dëshmoret e rënë për liri të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, ka thënë ai.

    Ndërsa, duke folur për vendosjen e flamurit kombëtar nga deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Arifi ka thënë se  me këtë deputeti Shaip Kamberi i ka treguar Serbisë se edhe shqiptarët kanë flamur.

    “Është një gjest i mirë që me i tregu Serbisë se shqiptarët janë për flamur dhe e kanë vetëm një flamur, ne e përshëndesim këtë. Por ajo çështje duhet të rregullohet me ligj, sepse ne për fat të keq përdorim flamurin vetëm kur kemi festë, sikurse është 28 nëntori dhe pastaj duhet ta respektojmë ligjin që mos me ardhë deri të ndonjë padi ose te masat të cilat nuk janë të dëshirueshme as për shqiptarët por as për qytetarët e Komunës së Bujanocit”, ka shtuar Arifi për FrontOnline.

    Ndërsa, duke folur për refuzimin e ministres së Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal në Qeverinë e Serbisë, Marija Obradoviq, që ministri i Jashtëm i Shqipërisë të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit, Arifi ka thënë se kjo nuk është gjë e mirë.

    Sipas tij, duke e parë këtë diskrimin nga ana e Serbisë për shqiptarët, Arifi ka kërkuar nga qeveritarët e Shqipërisë, ta analizojnë çështjen e minishengenit duke thënë se Serbia për fat të keq është Serbi.

    Intervista e plotë me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin:

    FrontOnline: Z.Arifi a do ta ngrisni për 28 Nëntor flamurin kombëtar në objektin e komunës, ndonëse Serbia mund t’iu dënojë për këtë?

    Arifi: Pasi që është ditë festive për të gjithë shqiptarët në rruzullin tokësor, por duke u nisur nga situatë e cila po mbretëron me Covid-19 dhe duke u isur nga ajo se në komunën e Bujanocit kemi shpallë gjendjen e  jashtëzakonshme kemi apeluar te qytetarët që nuk kemi përgatit ndonjë manifestim kulturor dhe artistik sikurse vitet e kaluara, por flamuri kombëtar do të vihet në objektin e Komunës së Bujanocit.

    Nëse do valojë flamuri dhe pastaj do të bëjmë homazhe edhe tek dëshmoret e rënë për liri të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

    FrontOnline: Deputeti shqiptar Shaip Kamberi dje në Parlamentin e Serbisë ka vendosur flamur kombëtar, si e shihni veprimin e tij?

    Arifi: Është një gjest i mirë që me i tregu Serbisë se shqiptarët janë për flamur dhe e kanë vetëm një flamur. Ne e përshëndesim këtë, por ajo çështje duhet të rregullohet me ligj sepse ne për fat të keq përdorim flamurin vetëm kur kemi festë, sikurse është 28 nëntori dhe pastaj duhet ta respektojmë ligjin që mos me ardhë deri të ndonjë padi ose te masat të cilat nuk janë të dëshirueshme as për shqiptarët por as për qytetarët e Komunës së Bujanocit.

    FrontOnline: A po vazhdon Serbia t’i diskriminojë shqiptarët e Luginës në të drejtat e tyre?

    Arifi: Serbia nuk është duke bërë diskriminimin vetëm dje, Serbia që nga pavarësia e Kosovës ka filluar, por edhe më parë, sot kemi në Serbi një regjim totalitar të udhëhequr nga Vuçiqi, i cili shumë pak ndryshon nga regjimi i Millosheviçit dhe Serbia nuk e ka bërë dje vetëm, z.Kamberi e din këtë sepse ka qenë kryetar I komunës. Ne duhet të përdorim të gjitha mjetet demokratike që edhe shqiptarët si pakicë në Serbi ti gëzojnë të drejtat. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë e as më pak port ë respektohet parimi I reciprocitetit , atë që e kanë serbët në Kosovë ta kenë edhe shqiptarët në Serbi.

    FrontOnline: Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal në Qeverinë e Serbisë, Marija Obradoviq, ka refuzuar kërkesën e këshilltarëve komunal që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj të shpallet “Qytetra Nderi” i komunës së Bujanocit, si e komentoni këtë vendim të saj, kur dihet që në Shqipëri serbëve u kanë dhënë Çelsin e Tiranës?

    Arifi: Në Asamblenë Komunale të gjithë këshilltarët shqiptarë kanë dhënë propozim që ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, të shpallet qytetari nderi në Bujanoc . Sipas ligjit në fuqi në Republikën e Serbisë pëlqimin duhet ta jep ministria përkatëse , pikërisht Ministria e Pushtetit Lokal, për fat të keq atë që e kemi dëgjuar dje nëpër media, ministresha e ka refuzuar kërkesën e Asamblesë Komunale, ne atë vendim ende nuk e kemi marrë në Asamblenë Komunale , nuk është mirë por edhe qeveritarët e Shqipërisë ta analizojnë pak Minishengenin sepse Serbia është Serbi dhe për fat të keq nuk ka ndryshuar ani që pretendon të futet në Bashkimin Evropian./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell. Sipas...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa Bujqësore, ”Krusha”, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e cila së fundit refuzoi aplikimin e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Të tjera
    Sport17 Nëntor 2024
    Mircea Lucescu (79 vjeç), trajneri i kombëtares së Rumanisë, mbajti sot konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Qipros, e cila do të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti duket se ka lënë pas inatin me Xhenetën, pasi sot ai ia përgatiti mëngjesin dhe kafenë turke nga “Princ Caffe”. Me...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka nisur ditën duke bërë lutje. Këngëtari ndenji i shtrirë në dysheme derisa bëri lutjet. Menjëherë pas kësaj ai këndoi këngën...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia në Prizren ka arritur t’i ndalojë pesë persona dhë ka sekuestruar shtatë armë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.