×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Nuk mund të ketë unitet rreth klubit të stërvjetëruar politik, vendit i duhen zgjedhje

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, përmes një shkrimi në Facebook thotë se nuk mund të ketë unitet pa legjitimitet.

    Nagavci thotë se kur do të që lind nevoja thirrjet për unitet duhet të kenë qëllim dhe bosht.Ajo përmend disa raste kur në Kosovë ka patur unitet por nuk ka patur legjitimitet, duke përmedur Gjykatën Speciale, marrëveshjen me Serbinë në vitin 2013, Demarkacionin me Malin e Zi, rrëzimin e qeverisë Kurti etj.

    Postimi i plotë:

    Kurdo që lindë nevoja, thirrjet për unitet duhet të kenë qëllim dhe bosht. Pra për çka po bashkohemi dhe rreth kujt?
    Këto dy pyetje janë tepër të rëndësishme, sepse unitet ne kemi pasë edhe për çështje që në fund rezultuan të dëmshme për vendin.Unitet ka pasë edhe për marrëveshjen me Serbinë në vitin 2013, rreth atëherë Hashim Thaçit kryeministër.

    Unitet ka pasë edhe rreth formimit të Gjykatës Speciale në vitin 2015, përsëri rreth Hashim Thaçit kryeministër.Unitet ka pasë edhe për demarkacionin me Malin e Zi në vitin 2017, rreth atëherë Ramush Haradinajt kryeministër e PAN-it koalicion qeverisës.Unitet ka pasë edhe për rrëzimin e Qeverise Kurti me 82 vota në mes të pandemisë këtë vit, rreth Hashim Thaçit president e Isa Mustafës lider të klubit të stërvjetëruar politik.Uniteti nuk mund të jetë qëllim në vetvete. Ai duhet të jetë instrument në shërbim të një qëllimi. Nuk mund të këtë unitet rreth atyre që nuk kanë legjitimitet, e aq më pak rreth atyre që janë përgjegjës dhe shkaktarë për situatën sot.Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë e në dëm të saj nga ata që ishin dje e që vazhdojnë të jenë sot. Uniteti rreth klubit të stërvjetëruar politik do të ishte një tjetër gabim.
    Vendit i duhen zgjedhjet të reja sa më parë që mundësojnë krijimin e një boshti legjitim e të duhur për unitet.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci, theksoi se një pjesë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe ka bërë thirrje që vendit t’i jepet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes këtë...
    Sport14 Tetor 2024
    Ylber Ramadani beson se suksesi ndaj Gjeorgjisë erdhi për shkak se ekipi dha shpirtin në fushën e lojës.   Mesfushori i kuqezinjve...
    Lajme14 Tetor 2024
    Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore e as drejtuese në korporatë vendos se kur të...
    Sport14 Tetor 2024
    Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani shënoi golin e fitores ndaj Gjeorgjisë.   Ky gol erdhi si dhuratë për ditëlindjen e...
    Sport14 Tetor 2024
    Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për Tv Klan, pas fitores minimale ndaj Gjeorgjisë. Tekniku kuqezi deklaroi se ishte një ndeshje e mirë,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar takim bilateral me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Nga kancelari gjerman kryeministri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.