Pas deklaratës së deputetit Fitim Uka, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka kërkuar fjalën për deklarim në Kuvend.
Megjithatë, një gjë të tillë nuk e ka lejuar kryesuesja e seancës Arbërie Nagavci.
“Nëse do për replikë tash, pastaj nëse e ki për deklarim”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, duke përsëritur se kështu janë rregullat.
Pas kësaj deklarate të Nagavcit kanë reaguar nga ekzekutivi duke thënë se Qeveria mund të marrë fjalën kur të dojë në seancë.
Pavarësisht kësaj e drejta për deklarim iu është dhënë deputetit të LDK’së, Ilir Feratit, i cili ka qenë i hapur për t’ia kaluar radhën ministrit Zemaj.